Për të mos harruar, vlen të ceket që Bebe Rexha e do shumë popullin shqiptar dhe tashmë e ka theksuar se ndihet krenare për origjinën e saj.
Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen e 31-të.
Këngëtarja, e cila ka filluar karrierën në moshë të re, po vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer dhe i kërkuar gjithandej botës.
Ndonëse ky vit ishte më pasiv për yllin nga Dibra, ajo ka arritur të qëndrojë në vëmendje të fansave me imazhe e video të ndryshme që ka ndarë në rrjetet sociale.
Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dy prindër shqiptarë.
Babai i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, kurse nëna e saj vjen nga Gostivari.
E njëjta ka filluar te merret me muzikë qysh herët, por famën më të madhe e arriti si kompozitore e “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem, që më pas i hapën rrugë të madhe drejt një karriere të bujshme në tregun ndërkombëtar.
Përgjatë këtyre viteve, ajo solli një sërë hitesh e projektesh të suksesshme dhe disa prej tyre janë: “Meant to Be”, “I Got You”, “Say my my name”, “In the Name of Love”, “I’m a mess”, “Me, Myself & I”, “The Way I Are”, “I’m Gonna Show You Crazy”, “Last Hurrah”, “Harder”, “You Can’t Stop the Girl”, “Not 20 Anymore”.
Biondja ndër tjerash ka qenë pjesë e evenimenteve të mëdha të muzikës dhe ka rrëmbyer çmime të shumta.
Për të mos harruar, vlen të ceket që Bebe Rexha e do shumë popullin shqiptar dhe tashmë e ka theksuar se ndihet krenare për origjinën e saj.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...