Google ADS

Bebe Rexha komplet ndryshe në fillimet e karrierës

12:32 | 3 Tetor 2019
Arbresh Info

Me flokë të gjatë e të zinj dhe stil ‘të errët’, Bebe Rexha ka qenë komplet ndrshe në fillimet e karrierës së saj.

Bebe ka publikuar foto nga fillimet e para të karrierës dhe shihet komplet ndryshe, me flokë të gjatë e të zinj dhe stil ‘të errët’.

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare është kthyer në kohë dhe me ndjekësit i ka ndarë disa foto nga e kaluara dhe bazuar në to duket se janë saktësisht nga fillimet e para të karrierës së saj.

Ajo duket ndryshe nga sot, në fytyrë e flokë, mirëpo nga stili nuk ka ndryshuar aspak e edhe energjinë e ka pasur po të njëjtën që e ka sot.

https://www.instagram.com/p/B3ITaunlhKM/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

 

Bebe ka filluar karrierën duke shkruar e kompozuar këngë për artistë të njohur botërorë, për të filluar më pas me këngë personale të cilat i shkruante nga përvoja e saj.

Ndërsa tani ka arritur që të jetë ndër artistet më të kërkuara të momentit në muzikën dhe artin botëror, duke u përfshirë në bashkëpunime e projekte të mëdha muzikore e filmike me disa nga artistët më të suksesshëm./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme