Bebe Rexha kapet pa grim nga paparacët

16:54 | 12 Qershor 2019
A. B.

Është njëra prej këngëtareve shqiptare e cila është kritikuar mjaft shumë për peshën e saj.

Madje, artistja me famë botërore, Bebe Rexha, ishte lënë pas dore edhe nga stilistët të cilët i thanë se nuk duan të punojnë me të për shkak të numrit të madh të rrobave, shkruan portali arbresh.info

Kësaj radhe paparacit e kanë kapur Beben të përgatitur. Ajo duket se nuk e ka lënë të bëhet më e madhe kjo fotografi dhe ka vendosur ta publikoj vetë atë.

“E urrej këtë foto timen të bërë nga paparacit, por e dini pse po e publikoj, sepse kjo jam e vërteta” : ka thënë këngëtarja, duke mos u fshehur dhe duke shprehur sinqeritet për fansat e saj të shumtë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme