Bebe Rexha ka krijuar refrenin e këngës së saj përmes fjalëve në fjalimet e Trump

17:14 | 2 Tetor 2018
A. B.

Këngëtarja Bebe Rexha ka qenë shumë e suksesshme muajve të fundit, që pas lansimit të albumit të saj më të ri “Expectations”.

Kënga hit e këtij albumi, e titulluar “I’m a mess” është bërë një prej këngëve më të dëgjuar në tregun ndërkombëtar muajve të fundit.

Madje kjo këngë, aktualisht renditet si kënga e dytë më e klikuar gjatë vitit 2018, nga këngët që janë publikuar nga artistet femra.

Ky sukses e gëzon pa masë këngëtaren shqiptare, e cila dita-ditës po bëhet një emër me renome në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, fansat e saj kanë realizuar një video interesante, duke shkëputur fjalë nga fjalimet e ndryshme të presidentit amerikan, Donald Trump, fjalë të cilat kur bashkohen formojnë refrenin e këngës “I’m a mess”.

“I’m a mess, I’m a loser, I’m a hater, I’m a user”, është refreni i këngës së këngëtares shqiptare, vargje të cilat të përkthyera në shqip thonë: “Unë jam një rrëmujë, jam humbëse, jam e urryer, jam përdoruese”.

https://www.instagram.com/p/BoZTTUVHmUO/?taken-by=beberexha

“Unë mendoj se Trumpi është një rrëmujë gjithashtu”, ka shkruar Bebe Rexha përbri videos së publikuar në Instagram ,e cila ka bërë për të qeshur ndjekësit e saj të shumtë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme