Google ADS

Bebe Rexha, ka këtë kërkesë për burrin e saj të ardhshëm

13:53 | 2 Janar 2019
A. B.

Bebe Rexha i është drejtuar bashkëdhortit të saj të ardhshëm.

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është një nga artistet më të njohur në mbarë botën. Pothuajse çdo këngë e saj është kthyer në hit.

Por përveç zërit të saj, Bebe është e njohur edhe për çiltërsinë e saj pa komplekse që ka.

Së fundmi Bebe në rrjetin e saj social në Twitter ka bërë një kërkesë të çuditshme.

Kërkesa i është drejtuar bashkëshortit të saj të ardhshëm, të cilit i kërkon që ta gjejë.

“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!,”- shkruan këngëtarja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme