Google ADS

Bebe Rexha është ende “single”, nëna e saj zbulon arsyen

13:08 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

 

Biondina jonë është e angazhuar tejet shumë me koncerte dhe projekte të ndryshme muzikore.

Kjo ka ndikuar që artistja të mos ketë shumë kohë për jetën private dhe sentimentale, kjo natyrisht që e bën të jetë ende pa të dashur.

Dhe këtë ia thotë edhe nëna e këngëtares, e cila i dërgoi një mesazh mjaft interesant që e publikoi 28-vjeçarja në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe arsyen pse ende është e bija e saj “single”.

“E zbulova se pse jam beqare! Siç duket, nganjëherë duhet të dalësh dhe duhet t’i lësh njerëzit të të shohin”, është mesazhi që i ka dërguar nëna Rexhës.

Ndryshe, babai i këngëtares ishte me artisten në koncertin e Chicagos teksa ajo publikoi edhe disa imazhe mjaft të veçanta në shoqëri të prindërit.

”Unë të dua baba. Jam e kënaqur që mund t’ju bëj krenar. Dua t’ju jap jetën që keni ëndërruar gjithmonë. Te premtoj”, kishte shkruar në Instagram, Bebe. /Arbresh.info/

Image

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme