Këngëtarja me origjinë kosovare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha mendoi që të mos paraqitej në ndarjen e çmimeve MTV VMA 2023, në mënyrë që të shmangte komentet e njerëzve mbi peshën e saj.
Ajo në një video të publikuar në TikTok, u shpreh se njerëzit do të flasin për peshën e saj trupore, duke shtuar se nuk e dinte nëse do të merrte pjesë në ceremoni.
“Nuk e di nëse do të shkoj nesër. Unë kam një veshje. Është e lezetshme. Dhe unë dua të vesh fustanin tim dhe me të vërtetë dua të shkoj për të festuar nominimin tim dhe nominimet e miqve të mi, por ndihem sikur ankthi më merr më të mirën”, tha Bebe.
@beberexha Anxiety sucks
Si përfundim, Rexha vendosi të paraqitet në ceremoninë e së martës në një prej eventeve më të rëndësishme muzikore.
Ajo ishte nominuar për bashkëpunimin më të mirë muzikor për këngën e saj me David Guetta, që mban titullin “I’m Good (Blue)”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...