Bebe Rexha duket tejet provokuese teksa pozon në të brendshme

12:50 | 17 Qershor 2021
A. B.

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, po shijon disa ditë të mira pushimi kohëve të fundit.

Ajo ka zgjedhur që këto ditë t’i kalojë pranë të dashurit dhe disa prej miqve të saj në një destinacion të largët dhe luksoz, shkruan portali arbresh.info

Jo të rralla janë rastet kur 31-vjeçarja ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme me përmbajtje provokuese.

Rexha e ka bërë në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur duke pozuar në të brendshme të markës “Adore Me”.

Rexha duket shumë e lumtur në krahët e regjisorit amerikan, ndërsa këtë e tregojnë edhe paraqitjet më të shpeshta të çiftit në rrjetet sociale.

Ky pushim vjen i merituar për këngëtaren shqiptare, pas suksesit që ajo po shijon me albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”, i cili u publikua gjatë muajit maj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme