Google ADS

Bebe Rexha duket mahnitëse në fustanin bardh e zi

18:10 | 18 Qershor 2021
A. B.

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, po shijon disa ditë të mira pushimi kohëve të fundit.

Ajo ka zgjedhur që këto ditë t’i kalojë pranë të dashurit dhe disa prej miqve të saj në një destinacion të largët dhe luksoz, shkruan portali arbresh.info

31-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe të ndryshme, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.

Në imazhet e reja, Bebe u shfaq e veshur me një fustan të gjatë bardhë e zi, i cili ia theksonte format trupore, ndërsa kishte dekoltenë e hapur.

Ky pushim vjen i merituar për këngëtaren shqiptare, pas suksesit që ajo po shijon me albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”, i cili u publikua gjatë muajit maj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme