Bebe Rexha bën ndryshim drastik në dukje, nga bionde në zeshkane

09:50 | 17 Shtator 2021
A. B.

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur që të depërtojë suksesshëm në tregun e muzikës botërore.

Bebe është aktive në rrjete sociale nga ku edhe i mban të informuar fansat e saj nga karriera si dhe përditshmëria, shkruan portali arbresh.info

Artiatja së fundi bëri një ndryshim total gjatë paraqitjes në një projekt filmik “QueenPins”, duke u shfaqur me flokë të zeza, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme prej biondeje.

32-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të realizuara në prapaskenat e xhirimeve.

“Disa fotografi nga prapaskenat e filmit “QueenPins” Faleminderit shumë për Gita Pullapilly dhe Aron Gaudet që më udhëzuat në këtë udhëtim të ri! Ju dua djema! Dhe sigurisht Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist, që keni qenë një nga trajneret më të mira të aktrimit në botë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

Kujtojmë se, Bebe ditë më parë qëndroi në Itali ku edhe mori pjesë në spektaklin e modës të brendit “Dolce&Gabbana”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme