Google ADS

Bebe Rexha: Babai im emigrant, asyeja që jam këtu

01:14 | 3 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Gjatë një koncerti bamirësie në Los Angeles, Bebe Rexha ndërmendi një prej batutave më të njohura të filmit amerikan “Clueless”, që thotë pak a shumë: “s’thuhet askund se duhet t’i japësh llogari statujës së lirisë në do shkosh apo jo”, një ironi ndaj politikës lidhur me çështjen e refugjatëve.

Në një intervistë për sajtin “Musicconnection”, Rexha shpjegon lidhur me deklaratat e fundit nëpër koncerte se e ka të pamundur të ndalojë veten të thotë atë që do të thotë.

Por batuta e saj për statujën e lirisë i shpëtoi shumicës. Bebe shpjegoi lidhjen që ka me emigrantët, duke kujtuar se vetë babai i saj është një i tillë dhe sqaroi se, nëse nuk do të kishte marrë shembullin e tij, që u nis nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Kështu edhe Bebe Rexha, mësoi të mos hiqte dorë. “Babai im është shqiptar, dhe unë nuk do të isha këtu tani po të mos ishte se ai është emigrant, që erdhi këtu kur ishte 21 vjeç, dhe kishte një ëndërr, një ëndërr amerikane. Vërtet është akoma një punonjës i thjeshtë, por si vajza e vet, e di se është shumë krenar për mua. Ai vërtet gëzon bashkë me mua. Çdo gjë fitoj, e kam nga familja; mami, vëllai dhe babai.”

bbb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme