Javën e kaluar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha u detyra të anulonte koncertin e planifikuar ta mbante në San Diego.
Arsyeja ishte për shkak të problemeve shëndetësore, saktësisht zërit, për të cilën gjë doktori ia kishte rekomanduar anulimin e performimit, shkruan lajmi.net.
Meqenëse këngëtarja kishte bërë mirë me shëndet, ajo iu rikthye skenës dhe së fundi mbajti koncert si e ftuar nga Linkin Park.
Pas këtij koncerti, këngëtarja ua kumtoi një lajm të hidhur fansave, atë që është detyruar ta anulojë turneun deri në vitin 2018.
Këngëtarja ka bërë të ditur që këto javë i duhet t’i kalojë duke tentuar ta shërojë zërin me ndihmën e doktorit të saj.
Projekti i fundit nga Bebe Rexha është kënga ‘Meant to be’, e cila po pritet mirë nga publiku, e për këtë gjë këngëtarja shprehet e kënaqur dhe falënderoi të gjithë për përkrahjen.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit