Në mesin e shumë yjeve në ndarjen e çmimeve American Music Awards ishte edhe Bebe Rexha, e cila performoi këngën “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat.
Por shikuesit ishin më të shqetësuar për pamjen e saj sesa vokalet, transmeton portali arbresh.info
Këngëtarja është akuzuar për “peshkim të zi”, një term i përdorur për të përshkruar gratë e bardha që bëjnë përpjekje për t’u dukur me ngjyrë apo racë e përzier duke përdorur makijazh.
Shikuesit panë Rexhën me nxirje trupi që e bënte ngjyrën e saj të trupit me ia përshtat atë të Doja Cat.
Të tjerët besonin që ajo dukej edhe më e zezë se Doja Cat.
Prindërit e Rexhës janë shqiptarë dhe këngëtarja e konsideron veten një “vajzë të bardhë”, kurse Doja Cat është dy-racore.
“Bebe Rexha është fjalë për fjalë e bardhë dhe ajo është këtu duke kërkuar më kafe se unë dhe unë jam gjysmë e zezë”, shkroi një shikues në Twitter.
“Pse Bebe Rexha dhe Doja Cat kanë të njëjtën ngjyrë kur Bebe është e bardhë dhe shqiptare si unë”, shkroi një tjetër.
Mes reagimit të ashpër, disa fansa erdhën në mbrojtje të saj, duke argumentuar se faji ishte ndriçimi.
Artistë të shumtë janë kritikuar për “peshkim të zi”. Ariana Grande u përball me reagime të ashpra për videon e saj për ‘7 Rings’, ku artistja paraqitet me një nxirje ekstreme.
Të famshëm të tjerë, përfshirë Kim Kardashian dhe Selena Gomez gjithashtu janë akuzuar për përfitime nga estetika e zezë./arbresh.info/
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...