Tashmë gjithçka është e konfirmuar, Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin janë fejuar dhe lajmin e publikuan vetë në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto, ku çifti shfaqet më romantik se kurrë.
“Zemra imë është tërësisht e jotja”, shkruan 24-vjeçari, teksa konfirmonte zyrtarisht zërat për një fejesë mes tyre. Por mesa duket ky nuk është lajmi i vetëm që vjen nga çifti. Ndërsa e gjithë vëmendja u përqendrua tek lajmi i unazës së diamantit që Hailey mbante në gisht, mes rreshtave më pas do të lexohej momenti kur
Justin flet për një familje, për të cilën ai do të përkujdesej gjithë jetën, duke shtuar tashmë zërat për një shtatzëni të 21-vjeçares.
Justin i ka propozuar më 7/7, që sipas tij është numri i perfeksionit shpirtëror. Unaza që Hailey mban tashmë në dorë është flori i verdhë dhe rozë 12 karat rozë dhe ka kushtuar 2 milionë dollarë. Si rrallë herë, Bieber shpreh hapur dashurinë për Hailey, me fjalë të mëdha dhe premtime për një martesë bazuar në dashuri dhe respekt të ndërsjellët, ndërsa premton se do të kujdeset për familjen e tij. Mediat rozë shkruajnë tashmë se shkak i fejesës së shpejtë është shtatzënia e papritur e modeles, që duket se e ka lidhur çiftin përgjithnjë.
https://www.instagram.com/p/BlBvw2_jBKp/?taken-by=justinbieber
Ku fillon e ku mbaron kanali i Ibër–Lepencit?
Damiree Burns MVP i javës së 10-të në elitën e basketbollit ...
Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
Suedia akuzon tre persona për planifikim të sulmeve terroris...
Kurti dhe Vuçiq nesër takohen me Kallasin
KOK-u dënon dhunën në volejboll të shfaqur në ndeshjen final...