Bebe ishte frymëzuar nga një tortë me çokolatë për këngën “Last Hurrah”

14:21 | 30 Mars 2019
A. B.

Kënga “Last Hurrah” e cila i solli Bebes telashe me babin e saj ishte frymëzuar nga një tortë me çokollatë.

Babai i këngëtares e akuzonte të bijën se në klipin e këngës kishte skena të turpshme që atij nuk i pëlqenin të cilat ia kishte kërkuar t’i heq, shkuan MN music News, përcjell portali arbresh.info.

Tensioni mes babait dhe të bijës u përkeqësua aq shumë saqë Bebe u detyrua të kthehet në New Jersey për një takim të rëndësishëm me anëtarët e familjes së saj për t’i dhënë fund grindjeve online.

Gjatë një interviste, ajo zbuloi se kënga që shkaktoi gjithë këtë bujë në fakt u frymëzua nga dashuria e saj për desertët në veçanti tortet me çokolatë.

“Ishte shkruar për tortën me çokollatë. Njëra nga ndihmëset e mija për shkrimin e teksteve, Lauren Christie supozohej që të mos hante më sheqer dhe ajo shkoi në kuzhinë dhe mori një copë torte dhe bashkëshorti i saj i tha se nuk duhej të hante sheqer më, kurse ajo iu përgjigjë, It’s my last hurrah.”, u tha Bebe.

“Doja të bëja një video në lidhje me natyrën e papërpunuar njerëzore,” tha ajo në një intervistë për MTV.

“Njerëzit kanë momentet e tyre të çmendura dhe të gjithë kanë historitë e tyre. Jam e bindur se të gjithë kemi bërë diçka të keqe në jetën tonë, jemi dehur , kemi mashtruar njerëz , i jemi kthyer ish- të dashurit apo çfarëdo qoftë, ka përfunduar Bebe.  /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme