Google ADS

Bebe i pyet fansat: A është normale që nuk kam të dashur që katër vjet?

17:06 | 15 Nëntor 2018
A. B.

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo është tejet shumë e angazhuar me projekte të reja muzikore si dhe koncerte të ndryshme anembanë globit.

Kjo ka bërë që bukuroshja jonë të mos ketë kohë shumë për jetën sentimentale viteve të fundit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Twitter 27-vjeçarja duke zbuluar se kur ka pasur për së fundit herë të dashur.

Artistja ka pyetur fansat se a është normale që një femër të jetë ‘single’ për katër vjet rresht.

“Nuk kam të dashur në këto katër vite. A është normale? Muzika është i dashuri ime. Banale, por është e vërtetë”, ka shkruar me këtë rast, Rexha.

Kujtojmë se ajo më parë kishte zbuluar edhe preferencat e saja, duke thënë se nuk do ta kishte probleme të jetonte në krah të një mashkulli shqiptar.

Ndryshe, mbrëmë biondina shkëlqeu në ceremoninë e çmimeve CMA, me një fustan të zi e plotë shkëlqim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme