Ato të dyja janë këngëtare dhe tekstshkruese të njohura ndërkombëtare.
Bebe Rexha dhe Dua Lipa u duken tejet elegante, teksa darkuan së bashkë në Londër, të premtën, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info
Bebe, 29 vjeçe, tregoi linjat e saj në një fustan të shkurtër rozë, me një rrip në bel, ndërsa e kishte kombinuar me një palë çizme të gjata të zeza. Ajo dukej tejet provokative me këtë veshje.
Në anën tjetër, këngëtarja e hitit “One Kiss”, Dua Lipa, 23 vjeçe, kishte veshur një bluzë të gjelbër, të kombinuar me pantallona dhe xhaketë ngjyrë gështenje.
Dua këtë muaj ka qenë e pranishme në Bilbao të Spanjës për “MTV EMAs”, ku edhe e fitoi çmimin “Best Pop”.
Ajo po ashtu gjatë këtij muaji mori çmimin për këngën më të mirë ndërkombëtare, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BAMBA 2018” në Berlin, Gjermani.
Dua nuk u ndal me kaq, pasi ishte nominuar në disa kategori në NRJ Music Awards, ajo mori çmimin për këngën më të dëgjuar me hitin “One Kiss”.
Ndërsa, Bebe u bë e njohur për stilin e veçantë dhe aftësitë e shkëlqyera në shkrimin e teksteve, që kur ajo doli në skenën muzikore në vitin 2013. /arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë