Beatrixa e akuzoi për shpifje, reagon Balina Bodinaku: Gjëja më absurde që më ka ndodhur!

01:05 | 16 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Beatrix Ramosaj vijon ende të jetë kryefjala e medieve rozë. Së fundmi, një sherr ka ndodhur me saj dhe opinionistes Balina Bodinaku.

Në faqen e saj në Instagram, Beatrix publikoi disa foto ku tregon një bisedë të opinionistes së Big Brother, Balina Bodinaku, që flet me dikë ndërsa i shkruan se këngëtarja ishte larguar për në Dubai me të dashurin.

Opinionistja e Big Brother Vip ka reaguar në Instagramin e saj personal duke thënë se kjo është një histori absurde, si dhe sipas saj akuzat për përbaltje imazhi në këtë mes i takojnë asaj dhe jo e kundërta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme