Beatrix Ramosaj shfaq trupin e tonifikuar në imazhet e fundit, teksa shijon temperaturat e larta në New York

22:16 | 6 Shtator 2023
E.H

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj tash e sa kohë është duke qëndruar në New York teksa po shijon çdo moment të jetës së saj.

Bukuroshja edhe pse ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, ajo nuk heziton të ndaj me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria, shkruan Arbresh.info.

Së fundmi, artistja ka publikuar disa foto me bikini teksa shfaq linjat trupore të tonifikuara.

Nuk kanë munguar komentet pozitive dhe pëlqimet për artisten.

Ndryshe, Trixa ishte mjaftë e komentuar në mediat roze  që pas lidhjes e më pas ndarjes me aktorin Donald Veshaj.

Ndërsa së fundmi, ajo u rikthye përsëri në qendër të vëmendjes pas një unfollowi nga këngëtarja Dafina Zeqiri për të cilin nuk dihet ende arsyeja./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme