Beatrix Ramosaj rikthehet në skenë pas tri vitesh, publikon klipin e ri në skena të nxehta

23:23 | 28 Dhjetor 2020
L G

Artistja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka bërë rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.

Ajo është kthyer pas tri vitesh me një këngë të re, të cilën e ka lansuar ditën e sotme (e hënë).

“Dancing With The Devil” që në shqip do të thotë “Duke kërcyer me djallin” mban titullin projekti i ri që duket se është bërë për tregun ndërkombëtar.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Adora, kurse për kompozimin është përkujdesur po ashtu Beatrix me artistin Eugent Bushpepa.

Ky i fundit, i cili me prejardhje është nga Rresheni, po ashtu shfaqet në skena të nxehta në klip me 26 vjeçaren.

Videoja në anën tjetër u realizua në bashkëpunim me kompaninë ‘RA FilmHouse’.

Rikthimi i këngëtares së njohur besohet se do pritet mirë nga publiku e admiruesit, kurse sa i përket reagimeve të para ishin tejet pozitive. /Telegrafi/

Të ngjashme