Beatrix Ramosaj përkujton mungesën e babait

15:51 | 3 Qershor 2019
Arbresh.info

Beatrix Ramosaj dhe familja e saj kanë 8 vite që jetojnë me mungesën e figurës kryesore në shtëpi. Në 2010-tën babai i këngëtares së njohur ndërroi jetë, duke lënë familjen e tij dhe dy fëmijët, Beatrix dhe Alban në kohën kur kishin më shumë nevojë.

Megjithatë dy artistët e njohur ia dolën mbanë në jetë, por kujtimet me babain janë të vështira për t’u harruar. Beatrix e kujton shpeshherë të atin e ndjerë dhe së fundmi ka publikuar një nga videot më të rralla të tij. Ajo ka postuar në ‘Instastory’ disa video nga viti 1995, në të cilat babai i saj shihet duke festuar dhe në një tjetër duke drejtuar makinën. “Më mungon vërtet babi. Do të doja të ishe këtu”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur njërës prej videove.

Më pas Beatrix ka publikuar edhe një foto të portretit familjar, ku të katërt duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit. Nga dita kur është shkrepur fotografia kanë kaluar shumë vite, megjithatë domethënia që mbart është shumë e veçantë për Beatrixën.

Kujtojmë se tashmë këngëtarja jeton vetëm me vëllain, Albanin dhe nënën, Antigone, me të cilët ka një lidhje shumë të fortë/Shqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme