Pas debatit të fundit në rrjet mes këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit Albano Bogdo, këngëtarja nuk është se ishte shumë aktive siç jemi mësuar ta shohim atë çdo ditë.
Por, mesa duket ajo ka pasur nevojë për një pushim nga rrjetet sociale, dhe tanimë është rikthyer.
Artistja ka ndarë imazhe për ndjekësit, ku nuk i kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta.
Për disa ditë, ajo nuk ishte fare aktive në Instagram, ndryshimi u vërjet nga ndjekësit e saj.
Kujtojmë se javë më parë aktori, teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ‘ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother”
Ndërsa Beatrix kishte shkruar se ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e gjithashtu shpifjet nuk e karakterizojnë atë, por që sipas Albano i zotëron këto vese.
E ndër të tjera ajo tha se deklarata e tij ka lënduar vajzat e gratë shqiptare.
“Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk janë vese te cilat me karakterizojnë. Por ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo i zoteroka këto vese dhe i shfaq ato gjithë krenari duke i fshehur nen petkun e “komedisë satirike”. Por unë doja t’i thoja qe me ato fjale denigruese dhe te pavërteta nuk me ka lënduar mua, as vëllain e as familjen time nëse ky ka qenë qëllimi tij, sepse kemi vite e vite që jetojnë realitetin e hidhur te shoëbizit shqiptar e tashmë jemi imun ndaj tij. Me ketë qëndrim ti ke lënduar vajzat e gratë shqiptare që kërkojnë inspirim e shprese në Shqipëri! Ti me ketë qe bën e mbyt atë dhe tregove dhe njëherë injorancën e mashkullit shqiptar qe do të ngrej veten duke ulur femrën! Sa për kontributin tonë në muzikë zotërisë në fjalë do t’i duhet te kthehet shume prapa në kohë nëse vërtet do të analizoj nga fillimi se çfarë arti i kemi dhënë unë dhe vëllai im, Albani, muzikës shqiptare. Ndërsa për te tjerat, masa ligjore po merren. PS. E vlerësoj mbështetjen e jashtëzakonshme që me keni dhënë mua dhe fëmijës time këto dite. Ju falënderoj të gjithëve”, kishte shkruar Beatrix Ramosaj në InstaStory./Arbrsh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...