Google ADS

Beatrix kujton një nga momentet në shtëpinë e BBV nën ritmin e këngës që i kushtoi Donaldi – Borës

10:49 | 26 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë një prej personazhet më interesante të shtëpisë së Big Brother VIP e që ende merë vëmendje.

Gjatë qëndrimit BB VIP, ajo krijoi lidhje romantike me aktorin Donald Veshaj, e cila mbaroi pas natës finale duke mos u parë më bashkë.

Kujtimet brenda shtëpisë duket se vazhdojnë të jenë në memorien e bukuroshes Ramosaj.

Së fundmi, ajo ka rishpërndarë në InstaStory një video e cila është publikuar në TikTok, ku shfaqet një prej momenteve të argëtimit të saj, duke kërcyer nën ritmet e këngës “TL”.

Duke mbajtur një cigare, Beratrix bënë që faqet satirike ta përshkruajnë videon me mbishkrimin: “Epo s’qenka gjë ky bari”.

Me të parë këtë, Beatrix e publikoi videon për ndjeksat e saj në InsatStory, duke shkruar me shaka: “Mos përdorni drogë djema”.

Përndryshe kënga “TL” nën ritmet e së cilës është shoqëruar videoja në fjalë, është shkruar nga ish-i dashuri i saj, Donaldi, para hyrjes në shtëpinë e BBV, si një dedikim për ish-të dashurën e tij, Borën./Kosovarja/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme