Dua Lipa kryeson çmiminet në Brit Awards me këtë vit, me pesë nominime, duke përfshirë albumin më të mirë.
Këngëtarja, e cila “New Rules” e kishte një prej hiteve të saj të vitit të kaluar, gjithashtu është nominuar për “Femrën më të mirë”, “Videon më të mirë”, “Singlin më të mirë” dhe “Artisten më të mirë në Britani”, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Ajo e ka mundur Ed Sheeran me katër nominime, ndërsa J Hus dhe Rag’n’one Man me tre të tilla.
Këtë vit zhvillohet garë e fortë mes artistëve në këtë event, por është Dua ajo që dominon, e nominuar në pesë kategori.
“22 vjeçarja, Dua Lipa u ngirt si yll në Britani të Madhe, por në moshën 13 vjeçare ajo u zhvendos me prindërit e saj në Kosovë”, shkruan artikulli.
Pas dy vitesh, ajo u kthye në Londër për të ndjekur muzikën, ndërsa përpiqej të mbahej duke performuar në klube.
Pas një seri bashkëpunimesh me personalitete të njohura, ajo solli të ashtuquajturin “Himni i fuqisë femërore”, me titull “New Rules”.
Sipas BBC, ajo ka përmbyllur 2017-ën si artistja më e kërkuar në Britani të Madhe në Spotify, ndërsa deri tani kënga “New Rules” ka më shumë se 893 milionë klikime në YouTube.
Në kategorinë “Best Female”, Dua është në garë me Jessie Ware, Kate Tempest dhe ish fitueset Laura Marling dhe Paloma Faith.
Këto nominime, tregojnë që “Brit Awards” këtë vit do të flas shqip. /Lajmi.net/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka