Emina ka treguar veprimin që ka ndërmarrë burri i saj në këtë kohë të pandemisë.
Emina Cunmulaj ishte në lidhje live me “Opinion” mbrëmjen e kaluar.
Edhe pse është një situatë e vështirë dhe ajo pohoi me shaka se izolimi ka filluar t’i vijë në majë të hundës, shpreson se do kalojë sa më shpejt. Emina shtoi se kohën e kalon me vajzat, duke u ushtruar fizikisht apo duke u marrë disa orë në ditë me skulpturë, kur vajzat flenë. Modelja po ashtu zbuloi edhe një detaj të veçantë për bashkëshortin e saj dhe bizneset e tij.
“Burri im ka 15 mijë punëtorë në gjithë botën dhe i ka mbyllur për momentin. Disa restorante janë lënë të hapura, por vetëm për ‘delivery’. Ai është zemërmadh dhe është organizuar t’u japë punëtorëve një muaj pagesë falas dhe produkte ushqimore”, u shpreh ajo, duke marrë edhe komplimentet e Fevziut, i cili tha se duhen shumë biznesmenë të tillë në rastet kur njerëzit kanë nevojë.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë