Bashkëpunimi i Sinanit me Angjela Peristerin kap milionëshin e parë

22:56 | 5 Shkurt 2020
A. B.

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sinan Vllasaliu para dy javësh ka publikuar projektin e ri dhe të parë për vitin 2020.

“Ata” mban titullin kënga e tij, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, shkruan portali arbresh.info

Artistët kanë ardhur me një paraqitje mjaft atraktive në klip, ndërsa flasin për një dashuri të humbur.


Kënga e cila u publikua para 2 javësh, tanimë ka arritur shifrën e mbi 1 milion shikimeve në kanalin Youtube.

Ky është bashkëpunimi i parë i Sinanit me Anxhelën, ndonëse duetet e tij me emra të njohur shqiptarë janë të shumta. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme