Basha i “zhvesh” Ramës bluzën e kombëtares

18:51 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka ftuar të mbajnë të dy së bashku fanellën kuq e zi, ndërsa Basha është përpjekur t’i zhveshi dhe të tijën.

Kreu i Partisë Demokratike, në një bashkëbisedim me gazetarët u pyet nëse do e pranonte ftesën e kryeministrit Edi Rama “për të veshur fanellën kuq e zi”, duke nënkuptuar bashkëpunimin për procesin integrues.

Por Basha refuzoi duke thënë se ajo fanellë nuk qe as e tija dhe as e kryeministrit por e skuadrës kombëtare: “Fanella kuq e zi është e djemve të Kombëtares. Ata e veshin atë fanellë.

Qeveria nuk e ka fanellën kuq e zi. Kjo qeveri ka fanellë jeshile me njolla të bardha dhe të kuqe. E kam fjalën për kanabisin, kokainën dhe heroinën”, shkruan Lapsi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme