Bardhi romantik, surprizon përsëri Sarën për ditëlindje

17:33 | 3 Shtator 2024
E.H

Këngëtari i njohur, Bardhi po vazhdon të tregoj për dashurinë e madhe që ka ndaj partneres së tij, modeles Sara Gjordenit.

Krijuesi i shumë hiteve ka vazhduar të surprizoj Sarën me rastin e ditës së lindjes.

Surprizat e Bardhit filluan që në orët e mesnatës.

Festa nisi me ndezjen e fishekzjarrëve ndërsa nuk kanë munguar as thurja e fjalëve të bukura.

“Urime ditëlindjen Sar. Cika jem e vogël, Nana e fmijve tmi, Inspirimi jem, gjysma jem! Edhe 100 tjera. Të dua shumë”, ka shkruar Bardhi.

Pas kësaj, artisti është përkujdesur ta mbushë shtëpinë e tyre me trëndafila dhe tullumbace të kuqe duke mos munguar as qirinjtë romantik.

Përmes story-vë Sara është ndjerë tejet e lumtur nga këto veprime të partnerit të saj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme