Google ADS

Bardhi publikon këngën e re “LOT”

19:00 | 6 Prill 2021
A. B.

Reperi i njohur Bardhi, ishte një sensacion vitet e fundit.

Ai së fundi ka lansuar projektin e ri muzikor, shkruan portali arbresh.info

“Lot” titullohet kënga të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Për melodinë dhe tekstin është përkujdesur vet reperi, ndërsa për instrumentalin Çelik Lipa.

Kjo këngë është prodhim i SBS Entertainment.

Ndryshe, Bardhi pritet që përpos këngëve të tij do të këtë edhe tri bashkëpunime, dy me dy këngëtare të njohura në estradën kosovare dhe një artist tjetër që po ashtu është emër i njohur në skenën e muzikës kosovare. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme