Këngëtari i njohur, Bardhi është larguar mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3.
Ai ka hequr dorë me vetëdëshirë nga kjo aventura dhe shkak u bë një lajm që mori për familjen e tij.
Bardhi u vizitua në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nga vëllai i tij, Petriti i cili e informoi se nëna e tyre nuk është mirë me shëndet dhe ndodhet e shtrirë në spital.
Kërkesa e Petritit ishte konkrete, që familja e donte Bardhin në shtëpi.
Artisti me origjinë nga Kumanova nuk hezitoi të mendonte dy herë për të lënë shtëpinë.
Me të arritur në studio, interpretuesi i hitit “Betohemi” nuk ishte në gjendje të bisedonte gjatë, duke shfrytëzuar kohën që të largohet sa më shpejt dhe të kontaktojë me nënë e tij. /Arbresh.info
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj