Bardhi ka një mesazh për Luizin: Po të presim të bëhesh kampion edhe në muzikë

14:30 | 29 Prill 2023
A. B.

Luiz Ejlli krahas përkrahjes të madhe që po merr nga fansat kjo nuk po i mungon as nga emra të njohur.

Së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur, Bardhi i cili ka komentuar në një foto të Luizit që u postua në llogarinë e Instagramit të këngëtarit nga Shkodra që u hap mbrëmë nga partnerja e tij, Kiara Tito.

“Të presim me u bë kampion edhe në muzikë”, ka shkruar Bardhi në komente.

Madje, autori i “Malli” përmes një postimi në InstaStory ka kërkuara nga fansat e tij që të ndjekin faqen e re të Luizit në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme