Banorët e përqeshin, Graciano largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

23:26 | 12 Maj 2024
E.G

Vëllai i Madh’ u ka dhënë një mision banorëve në ditën e sotme (e diel).

Ata do të shkruanin nga një letër për veten, ku treguan për emocionet e këtij rrugëtimi dhe për mënyrën se si vendosën që të futen në një format të tillë.

Pas leximit të letrës, Graciano Tagani shihet i përlotur pasi duket se është përqeshur nga banorët përreth.

“Dua të them vetëm një gjë, në këtë jetë kam parë shumë persona si puna jote dhe realisht duhet të mësoni të jeni më shumë njerëz. Realisht”, u shpreh ai teksa largohet duke qarë nga oborri.

“Nuk ka faj, është shumë e shëmtuar Heidi. Po lexonte një copëz shpirti”, qenë reagimet e banorëve.

“Mbulova fytyrën, e nxori Françeska”, tha Heidi.

Theksojmë që së fundmi nga Big Brother u larguan dy konkurrentë: Roza Lati dhe Erjola Doçi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme