Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Mujka, sot kanë nënshkruar kontratat me aktorët rezidentë të teatrit të qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena”.
Në fjalën e tij kryetari Bahtiri pasi përgëzoj të gjithë aktorët të cilët do të jenë pjesë e trupës së teatros së qytetit, ka shtuar se falë punës dhe vullnetit të aktorëve, Mitrovicës do t’i kthehet vizioni i saj në fushën e artit.
“Falënderoj komisionin në përzgjedhjen e aktorëve, të cilët tani e tutje do ta bëjnë jetën kulturore dhe artistike në Mitrovicë më të begatshme. Mitrovica gjithmonë ka pasur njerëz të devotshëm të cilët janë shquar në shumë fusha, prandaj me punën dhe vullnetin tuaj Mitrovica serish do ta ketë epitetin e saj, si qytet i artit e kulturës”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Po ashtu Halit Barani, falënderoj kryetarin Bahtiri për besimin e dhënë për të qenë në krye të këtij komisioni, ku anëtarët e komisionit kanë pasur liri të plotë në përzgjedhjen e aktorëve më të mirë të qytetit.
Ndërsa u.d. i Teatrit të Qytetit “Muharrem Qena”, Sabit Sheremeti, gjithashtu ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mbështetjen e dhënë si dhe ka përgëzuar punën e këshillit drejtues të teatrit, të kryesuar nga Halit Berani për profesionalizmin e treguar kurse aktorëve të përzgjedhur ju uroj suksese.
Aktori, Fisnik Ademi, ka thënë se është krenar që është pjesë e këtij teatri, duke theksuar se me shfaqjet vendore e ndërkombëtare Mitrovicën do ta përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme./arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza