Pas përçarjes, labeli BabaStars po vijnë me album.
Kohëve të fundit emri i labelit BabaStars ka qenë i përmendur përveç për suksese edhe sa i përket përçarjes të tyre si grup, shkruan lajmi.net.
Mirëpo puna dhe përkushtimi i atyre që po i qëndojnë besnik grupit e ka lënë nën hije përçarjen. Geti mbrëmë e ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Amante” e Majk e ka paralajmëruar këngën e tij solo që do të publikohet më 7 prill.
Kujtojmë se në janar të këtij viti Lajmi.net e ka dhënë ekskluzivisht lajmin se këto dy projekte të tyre do publikoheshin dhe ashtu ndodhi.
Lajmi.net nga burime të sigurta ka marrë po ashtu vesh se BabaStars gjatë kësaj vere do të vijnë me album për të cilin po punojnë në Shqipëri dhe për ta konfirmuar këtë kemi kontaktuar me menaxherin e grupit, Dekorim Sahitin.
Ai për lajmi.net ka konfirmuar se BabaStars do ta publikojnë shumë shpejtë albumin dhe në të do të ketë edhe mysafir.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...