Google ADS

Babai i Oltës ishte kundër daljes së saj nga BBVA

09:24 | 5 Prill 2023
K.B

Dalja e Olta Gixharit nga Big Brother Vip Albani vazhdon të jetë temë diskutimi nëpër studiot televizive të showbizit.

Së fundmi për daljen e saj ka folur motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari.

Ajo thotë se nuk kishte kuptim që Olta të vazhdonte tutje kur pa që Amari(djali Oltes), pati atë indiferizëm për nënën e tij.

“Edhe sikur Olta të donte ta vazhdonte prezenca e djalit tregoi që nuk kishte më kthim pas. Në atë moment vendosi Amari për daljen e Oltës. Nuk kishte më kuptim që Olta të vazhdonte kur Amari pati atë indiferentizëm për nënën e tij”, tha ajo.

Tutje ajo thotë se prindërit e tyre nuk dinin gjë, ndërsa ajo vetë e kishte marrë vesh një ditë para.

“Olta menjëherë pasi la spektaklin bëri intervistën dhe erdhi te shtëpia ime, kisha prindërit aty. Ata nuk dinin gjë që Olta do të dilte, unë e mora vesh një ditë para. Ata mendonin se kishte dalë dhe do të rikthehej sërish”, u shpreh motra e aktores.

Ajo ka treguar edhe pjesë nga biseda e parë me Olten.

Biseda e parë më Oltën ishte që më pyeti nëse bëri mirë që mori atë vendim. I kanë munguar shumë pohimet dhe mohimet e mia.

I thash mjafton që ti të jesh rehat, ke qenë e vendosur dhe më mbrapa nuk pse e mendon. Kishte ditë që e mendonte, ishte shumë e vendosur dhe unë e miratova.

Nëna jonë e respektoi vendimin sepse shikon shumë anën familjare. I thonte nga ekrani që dil Olta sepse prioritet është djali.

Babai nuk ra dhe aq dakord, tha që ishte më mirë të shkonte deri në fund, ishte në një pikë të fuqishme të lojës, pra ishte paksa kundra daljes së Oltës.

Kur erdhi Olta në shtëpi, e kemi gdhirë deri në orët e para të mëngjesit. Më shumë ishim si dëgjues sepse Olta kishte nevojë të shprehej” tha ajo.

Olta u largua nga shëpia javën që e lamë pas, në momentin kur ishte shumë pranë finales së madhe./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme