Babai i larguar i Meghan Markles, Thomas Markle, ka akuzuar të bijën e tij për “përçmim” të familjes mbretërore britanike në një pjesë të një interviste të botuar një ditë pasi Pallati Mbretëror tha se Princi Harry dhe gruaja e tij nuk do të jenë më anëtarë punonjës të monarkisë.
Pallati njoftoi të shtunën se çifti nuk do të përdorë më titujt e tyre “Lartmadhëria Mbretërore” dhe do të paguajnë gjithçka vetë për jetën e tyre, raporton Reuters.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se i gjithë vendi u dëshiron atyre “më të mirat” për vendimin e tyre.
“Siç kam thënë më parë… jam i bindur se familja mbretërore, e cila ka qenë këtu për një kohë të gjatë, do të gjejë mënyrën për të kapërcyer këtë gjë”, tha Johnson për Sky News në Gjermani, ku po merrte pjesë në një samit për Libinë, transmeton Koha.net.
Thomas Markle i tha televizionit “Channel 5” në një dokumentar se ai besonte që Meghani po hidhte poshtë “ëndrrën e çdo vajze”.
“Është zhgënjyese sepse ajo realizoi ëndrrën e çdo vajze. Çdo vajzë e re dëshiron të bëhet princeshë dhe ajo e pati këtë mundësi dhe tani që po e flakë atë tutje, duket se po e bën këtë për para”, tha ai.
Intervista është realizuar pas njoftimit të çiftit se do të heqin dorë nga pozitat e tyre të anëtarëve të lartë të familjes mbretërore. “Channel 5” ka publikuar një pjesë të intervistës të shtunën dhe ka thënë se dokumentari i plotë do të lansohet “javëve në vijim”.
Thomas Markle e përshkroi familjen mbretërore si “një prej institucioneve më të vjetra të gjalla”, duke thënë se kur Meghani u martua me Harryn majin e vitit 2018, ata morën një obligim “të jenë pjesë e mbretërve dhe të përfaqësojnë mbretërinë”.
“Kjo është si një prej institucioneve më të mëdha, më jetëgjata, ndonjëherë”, tha ai. “Ata po e shkatërrojnë këtë, po përçmojnë, po e zhveshin atë… po e kthejnë atë në një ‘Walmart’ me kurorë. Është diçka qesharake, s’do duhej ta bënin këtë”.
Thomas Markle dhe e vija e tij kanë qenë të distancuar që nga martesa e saj me Harryn./eo/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...