Google ADS

Babai i Duas, Dukagjini i reagon regjisorit serb që krahasoi UÇK-në me ISIS-in

19:45 | 21 Korrik 2020
A. B.

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ditë më parë i është bashkëngjitur peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple.

Kjo vjen për shkak të hartës së të tyre, në të cilën shteti i Kosovës nuk gjendet askund, përfshirë edhe Palestinën, shkruan portali arbresh.info

Mes shumë kritikave nga serbët që komentuan me të madhe në Instagramin e saj, Dua goditi përsëri të dielën duke publikuar një fotografi të flamurit “Autokton”, i cili ishte lëshuar mbi Beograd në vitin 2014 gjatë një ndeshje Shqipëri-Serbi.

Me të postuar këtë komentet në Facebook, Instagram e Twitter u vërshuan me të madhe, me motive kombëtare nga shqiptarët, e me urrejtje e gjuhë fyese nga serbët.

Lidhur me këtë qëndrim të saj kanë reaguar edhe emra të njohur, e një ndër ta është edhe regjisori i njohur serbo-kanadez, Boris Malagurski.

Ky i fundit mes shumë replikave duket se mori inat babanë e këngëtares, Dukagjinin, duke u shprehur se po përdor një gjuhë të ulët në statuset e tij.

“Ju lutem ndaloni së mbështeturi flamuj me stil të ISIS-it ku përshkruhen aspirata të mëdha territoriale shqiptare drejt tokave serbe, malazeze, maqedonase e greke. Ballkani ka nevojë për paqe dhe ju po promovoni luftë për rrëmbim të territoreve për të quar tutje ideologjinë tuaj fashiste”, shkroi fillimisht serbo-kanadezi.

Ndërkohë, Dukagjin Lipa i është kundërpërgjigjur duke thënë se tashmë të gjithë e dinë se ku ndodhet Kosova dhe nuk mund të mashtrohet askush.

“Unë e kuptoj që ju si një nacionalist serb përpiqeni ta përdorni këtë për të fituar një lloj simpatie, por s’ka më budallenj, përveç miqve tuaj nacionalist në twitter”, ka shkruar Dukagjin Lipa.

Kujtojmë se, Dua në përshkrim e ka publikuar edhe shpjegimin e fjalës autokton sipas fjalorit që i referohet popujve apo banorëve vendas që nuk janë migrantë apo kolonistë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme