Dukagjin Lipa thotë disa fjalë të mëdha për Ledri Vulën Pas perfomancës së jashtëzakonshme në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë, Ledri Vula po bëhet gati edhe për një perfomancë tjetër e cila kësaj radhe do ta ndez parkun e Gërmisë, shkruan rtv21.tv.
Kështu mendon edhe organizatori i “Sunny Hill Fesitival”, Dukagjin Lipa, i cili bashkë me paralajmërimin për pjesëmarrjen e Ledrit në këtë festival ka dhënë edhe një alarm. “Gërmia do të digjet flakë. Duhet ta dyfishojmë numrin e zjarrfikësve.”, ka theksuar ai.
“Sunny Hill Festival” do të hapet prej datës 10 gusht deri më 12 gusht. Sivjet ky festival do të vijë më i veçantë ngase do të mbledh yjet shqiptare me famë botërore si: Dua Lipa, Albert Stanaj, Action Bronson dhe emrat më të njohur të estradës sonë.
E kur jemi tek pjesa më e mirë e estradës natyrisht se aty nuk mund të mungojë reperi shumë i dashur Ledri Vula, Dafina Zeqiri dhe MC Kresha. Tani më ka filluar faza e parë e shtijës së biletave e cila kushton 35 euro, në fazën e dytë do të kushtojë 55 euro në të tretën 75 kurse VIP biletat do të kushtojnë 200 euro.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore