Yjet e hip-hopit shqiptar, Ghetto Geasy, Majk dhe Onat kanë publikuar projektin e tyre muzikor. “Vamos” titullohet kënga më e re e anëtarëve të Babastars, të cilët e kanë sjellë një video tejet të veçantë.
Për tekstin e këngës janë përkujdesur vetë reperët, miksimin dhe ‘beat-in’ i ka bërë Alandy, ndërsa xhirimet e videos i ka bërë produksioni Imagine Films.
Ky projekt i tyre tashmë është publikuar në kanalin e Babastars në YouTube dhe besohet që do pritet mirë nga fansat e tyre të shumtë.
Reperët janë duke punuar edhe në albumin e ri, i cili do ketë projekte dhe bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore.
Theksojmë se Geti, Majku dhe Onat ndaras do të mbajnë gjatë verës disa koncerte anembanë trojeve shqiptare si dhe në diasporë. /Telegrafi
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...