Shumë shpejt, këngëtari i njohur, Kastro Zizo pritet të bëhet baba për herë të tretë.
Këtë e ka konfirmuar vetë Kastro edhe gjatë prezantimit të këngës së tij ‘Pema e Jetës’ në ‘Kënga Magjike’.
Ndërsa mbrëmjen e kaluar në një bisedë me të ftuarën e tij në studion e ‘Late Night Show’, artisti zbuloi edhe gjininë e fëmijës.
“Mora vesh dje që e kam djalë”, pohoi Kastro i lumtur gjatë bisedës me gazetaren Genta Hodo. Kujtojmë se Kastro është gjithashtu baba i një djali me emrin Dankan dhe vajzës të quajtur Nia.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës