Avokatja më atraktive shqiptare: Më ofruan deri në 10 mijë euro

09:29 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Shquhet për linjat trupore perfekte me të cilat vazhdon të komentohet dhe të pëlqehet çdoherë. Është fjala për Redona Koçin, që shumë e njohin me epitetin“Avokatja më seksi shqiptare”, për arsye se ajo ka përfunduar studimet e saj në drejtimin juridik.

Format e saj bombastike kanë bërë që Redona, të jetë më e përfolura në shtypin rozë, për çdo paraqitje të zjarrtë të saj. Madje këto linja nuk heziton ti shfaq krejtësisht, e nganjëherë edhe me ekspozim të tepërt. Në rrjetin social “Instagram” ka mbi 100 mijë ndjekës, të cilët i ka fituar për pozat provokative dhe imazhet ‘hot’ që publikon.

Rreth dy vite më parë ajo u përfshi në një thashetheme rozë, pasi mediat sociale publikuan mesazhet ku ajo shkruante se donte “1000 euro për një natë”. Por kjo sipas Redona Koçit ka qenë gënjeshtër, pasi ajo ka mohuar t’i ketë shkëmbyer ato mesazhe.

Pas më shumë se dy vitesh juristja seksi e Tiranës e cila punon edhe si modele, në një intervistë për GSH ka treguar: “E kam sqaruar në një postim. Adresa nuk ka qenë e imja personale, ndaj sigurisht edhe bisedimi nuk ka qenë i vërtetë.”

Ajo më pas ka treguar se si ndihet me epitetin “juristja seksi” dhe pse ka zgjedhur këtë profesion. Në disa prej përgjigjeve të saj, ndër të tjera modelja simpatike thotë:

“Kam zgjedhur të studioj juridik sepse nuk i pranoj padrejtësitë dhe dua t’i luftoj ato. Profesionin e juristes nuk e ushtroj, pasi jam juriste në teori por modele në praktikë. Unë kam dikë në jetën time dhe përveçse nuk është xheloz për postimet e mija, është inkurajuesi im i parë dhe më i madh në ndjekjen e pasionit tim.

Më kanë ofruar lekë, por në relacion me punën e modelingut që ushtroj. Shifra më interesante ka qenë për një reklamë për të cilën më ofruan 10.000 €. Por, për arsye të tjera, ndryshe nga ato ekonomike, nuk pranova të isha pjesë e saj.” /intv/

https://www.instagram.com/p/BhEJAhOBM1i/?taken-by=redona_koci

https://www.instagram.com/p/Bg9MQU_BMF-/?taken-by=redona_koci

https://www.instagram.com/p/Bg8tG5BhOZV/?taken-by=redona_koci

https://www.instagram.com/p/BeWZSbcBQ-a/?taken-by=redona_koci

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme