Reperja kosovare Loredana Zefi, po akuzohet nga një çift zviceran nga Valais se ua zhvati përmes mashtrimit 700 mijë franga.
Ndërsa të martën, reperja u arrestua nga autoritetet zvicerane në Luzern të Zvicrës, e edhe banesa e saj u bastis.
Mediat e atjeshme po raportojnë se shqiptarja kishte pretenduar tek çifti zviceran se ishte një avokate me emrin Anna Landmann, 29 vjeçare dhe se ishte e bija jashtë martesore e avokatit të njohur të atjeshëm Valentin Landmann. Ajo kishte pretenduar se ishte avokate dhe do t’i ndihmonte ata.
Tani Landmann ka vendosur që të ngrejë padi kundër Loredanës për keqpërdorimin e mbiemrit të tij, dhe të ish gruas së tij Anna Landmann, që dikur kishte punuar në zyrën e abokatit, shkruan gazeta zvicerane Blick.
“Nuk isha aspak i lumtur kur dëgjova për lajmin. Ky është një abuzim absurd me mbiemrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është gënjeshtër”, kishte thënë Landmann për mediat.
Loredana po investigohet nga policia e Zvicrës për mashtrim dhe vënie në lajthitje të çiftit zviceran, nga të cilët bashkë me të vëllanë zhvatën qindra mijëra franga.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor