Avicii ka mbytur vetën me një gotë të thyer, duke prerë vena, shkruan TMZ.
Burime të shumëfishta që kanë njohur rrethanat e vdekjes së DJ-të të famshëm botëror tregojnë se ai i mori vetës jetën, transmeton arbresh.info.
Këtë gjë e përmenden edhe prindërit e tij javën e kaluar.
Këto burime thonë se Avicii përmes një copëze qelqi shkaktoi tek vetja një gjakderdhje masive, dy burime thonë se ai theu një shishe dhe përdori qelqin për t’i shkaktuar vetës një plagë fatale.
Dy burime pohojnë se ai kishte prerë qafen, ndërsa një burim tjetër mohon këtë kategorikisht duke thënë se ai ka prerë venat e dorës së tij.
TMZ raportoi se 28 vjeçari u gjet i vdekur me 20 prill në Lindjen e Mesme, ai po ashtu kishte vite që kishte probleme me alkoholin, dhe të gjithë miqtë e tij ishin të shqetësuar se kjo do ta vriste.
Pas vdekjes, familja e Avicii lëshoi një deklaratë që përfshinte mesazhin e qartë se ishte një vetëvrasje./Arbresh.info
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...