Google ADS

Ava Max uron shqiptarët për festën e flamurit: Krenare me origjinën time

10:09 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info

Dje (e shtunë) në mbarë trevat shqiptare është kremtuar festa e flamurit.

Emra të njohur kanë shprehur urimet e tyre për këtë festë, duke u dëshiruar bashkëkombësve të tyre një 28 nëntor sa më të veçantë.

Urime për festën e flamurit shprehën edhe yjet shqiptarë me famë ndërkombëtare si: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Një urim i veçantë nuk ka munguar edhe nga artistja tjetër e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max.

Kjo e fundit publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqej e veshur kuq e zi, teksa në një tjetër publikoi një pamje të flamurit kombëtar.

“Urime dita e pavarësisë Shqipëri, krenare për origjinën time”, ka shkruar këngëtarja me prejardhje nga Saranda në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, të cilët e kanë falënderuar artisten për urimin dhe e kanë përgëzuar për faktin që asnjëherë nuk i harron rrënjët e saj. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme