Ajo është një nga artistet me origjinë shqiptare,e cila aktualisht e vijon karrierën e saj në SHBA.
Përmes një postimi në rrjete sociale këngëtarja Ava Max ka kujtuar kohën kur ka emigruar në Amerikë si dhe ëndrrat që ka patur.
Gjithashtu ajo ka theksuar në postimin e saj se në jetë ekziston e mira dhe e keqja, por beson se e mira mbizotëron gjithmonë.
“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup. Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka”, -ka shkruar ajo./Opinion.al/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...