Ava Max shfaqet plot stil në fotosesionin e ri

09:28 | 30 Mars 2021
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, po vazhdon të shënojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo lansoi klipin e këngës “My head and my heart”, e cila njëherësh është ndër këngët më të suksesshme të albumit “Heaven and Hell”, të cilin ajo e publikoi në shtatorin e vitit të kaluar, shkruan portali arbresh.info

Biondja, e cila në Instagram numëron mbi dy milionë ndjekës, publikon edhe imazhe e video të ndryshme.

Ajo së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive të cilat siç bën të ditur i ka realizuar në Kaliforni.

Dukjen po ashtu e kompletoi me një grim më të lehtë e me një palë syze të zeza.

Ajo do të vazhdojë t’i vizualizojë me klipe shumë prej këngëve të albumit të saj, i cili deri më tash ka rezultuar shumë i suksesshëm. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme