Google ADS

Ava Max publikon klipin e ri “Kings and Queens”

09:09 | 27 Mars 2020
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ashtu si shumë kolegë të saj, ka ndërprerë turneun e koncerteve për shkak të coronavirusit.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, po qëndron e vetë-izoluar te familja e saj në Amerikë, shkruan portali arbresh.info

Ava Max, ka shijuar gjatë ditëve të fundit suksesin e këngës së saj më të re “Kings and Queens”.

Kënga e cila deri më tani ka qenë e publikuar vetëm në versionin audio, tashmë është vizualizuar edhe me klip.

Këngëtarja në klip vjen si një mbreëreshë në stil, kjo pasi siç thotë edhe titulli i saj, kënga iu dedikohet “mbretërve dhe mbretëreshave”./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme