Ava Max ka lansuar albumin e saj debutues.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj.
Pas një pune të gjatë rreth këngëve të reja, artistja arriti që t’i përmbledh asaj në albumin e parë me titull “Heaven and Hell”.
Ky album, që në shqip do të thotë “Parajsa dhe ferri”, tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore dhe njëherësh gjendet edhe si kopje fizike.
“Pritja për ‘Heaven and Hell’ më në fund ka mbaruar! Avatars, faleminderit për të gjithë dashurinë që keni treguar në çdo hap të rrugës. Jam shumë krenare për këtë album dhe shpresoj që do t’ju bëjë të kuptosh sa të fortë jeni dhe të mos pushosh kurrë së qeni vetvetja. Ju dua … ky është vetëm fillimi”, shkruan ajo në njoftim.
Me këtë rast, këngëtarja publikoi me videoklip këngën “Naked”, ku vjen provokuese në skenat e kësaj videoje.
https://www.instagram.com/p/CFQ6N_jloq-/?utm_source=ig_embed
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...