Ava Max mesazh për fansat: “Dashuroni veten”

08:44 | 7 Maj 2019
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka rrëfyer së fundmi se kur ka qenë fëmijë moshatarët e saj janë tallur me të.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Max pohoi se gjithnjë ka hasur vështirësi për t’u ndjerë e pranuar, pasi moshatarët e saj e kishin bërë të besonin se nuk përshtatej me modelin e përcaktuar shoqëror. E megjithatë, ajo ka treguar për ndjekësit se ka arritur ta ndjejë aromën e lirisë kur mundi të dashurojë unin.

“Interneti është një vend qesharak. Çdokush dhe gjithçka duket perfekte. Ndërkohë që gjërat janë dukur të shkëlqyeshme në sipërfaqe, gjithmonë kam pasur vështirësi me veten time për t’u ndjerë e pranuar. Kur u rrita u përballa me ankthin, më tallnin dhe më bënë të besoj se unë nuk përshtatesha me modelin që shoqëria priste të isha. Shumë më vonë fillova të ndihesha rehat me të qenit vetvetja me dallimet që përpiqesha t’i fshihja për shumë gjatë. Vetëm kur munda të dashuroj vërtetë veten, u ndjeva e lirë. E lirë për të qenë sërish unë, për të qenë kreative dhe të mos e humbisja veten. Kjo është historia e ‘Kjo jam unë’”, ka shkruar Max në postim.

Për të gjithë fansat dhe ndjekësit, këngëtarja përcolli më tej një mesazh mjaft të vlefshëm.

“Shpresoj që t’ju duan dhe t’ju vlerësojnë për atë që jeni në të vërtetë. Vetëm kur je i gatshëm të dashurosh veten, do të zbulosh se e gjithë jeta jote do të ndryshojë”, ka shkruar tutje ajo.

Gjithashtu, Max në postim ka publikuar edhe një foto të saj kur ishte fëmijë me fytyrë të ngjyrosur.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, korri sukses të madh në tregun muzikor botëror me këngën “Psycho But Sweet”, e cila numëron tashmë mbi 298 milionë klikime në Youtube.

https://www.instagram.com/p/BxGRy4zFXB_/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme