“Është shumë e rëndësishme për mua të kontribuoj për shqiptarët”.
Artistja që po shënon suksese në industrinë muzikore ndërkombëtare, Ava Max emri i vërtet i të cilës është Amanda Koçi, në një intervistë për mediat angleze ka folur për prejardhjen e saj.
“Nuk ishte aspak e lehtë. Prindërit e mi e braktisën Shqipërinë në vitet e 90-ta dhe përfunduan duke jetuar në një kishë në Paris. Pastaj ata u shpërngulën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe kam lindur. Prindërit e kanë shitur shtëpinë e tyre në Wisconsin për t’u shpërngulur në Los Angeles.
Pas shumë vështirësive unë krijova disa lidhje me producentin Circuit, i cili ka realizuar disa nga hitet e këngëtarëve të njohur si: Rihanna, The Weeknd etj dhe që vendosi t’i kushtojë rëndësi karrierës time muzikore”, ka thënë Ava Max për revistat botërore.
24 vjeçarja gjatë kësaj intervistë gjithashtu ka treguar që edhe pse ka lindur në SHBA është shumë krenare për prejardhjen e saj, shkruan rtv21.tv “Unë jam 100% shqiptare.
Unë dëshirojë t’i ndihmojë familjes time, shoqërisë time dhe njerëzve në përgjithësi si dhe dua të kontribuoj në komunitetin shqiptarë kudo që jam. Do të ishte e mrekullueshme po të bëja një koncert bamirës atje. Është shumë e rëndësishme për mua të kontribuoj për shqiptarët”, ka thënë artistja. Ava Max në gusht të 2018-së publikoi këngën e saj “Sweet but Psycho” që rezultoi të pëlqehet nga publiku ndërkombëtar.
Artistja me këtë këngë ka qenë në krye të toplistave ndërkombëtare në shtetet si: Gjermani, Britani të Madhe e të gjithë Europën. “Sweet but Psycho” deri më tani numëron mbi 70 milionë klikime në kanalin Youtube.
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...